Art Motion flakë sonte, emetohet derbi Galatasary-Fenerbahçe NULL NULL 24.02.2025 10:18 24.02.2025 10:18 Sonte me fillim në ora 18:00 luhet derbi turk, Galatasary-Fenerbahçe, e platforma Art Motion jua sjell këtë përvojë të veçantë në Sport 2. Galata po prin me gjashtë pikë diferencë në vendin e parë, dhe klubi i Jose Mourinhos është në presion të fitojë në mënyrë që të mbetet më fort në garë për titull. Ata po ashtu e kanë mundësinë të hakmerren për humbjen 1:3 të cilën e pësuan në shtëpi gjatë shtatorit. Këtë gjë mund ta shfrytëzojnë pas mungesës së dy top sulmuesve, Alvaro Morata dhe Mauro Icardi, ndonëse prania e Victor Osimhenit pritet të jetë shumë problematike për të Verdhët.