Arsenali ndalet nga Fulhami NULL NULL 26.08.2023 18:03 26.08.2023 18:03 Arsenali ka barazuar me Fulhamin, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League. Fillimisht në epërsi kaluan mysafirët në “Emirates”, me anë të Andre Pereiras, në minutën 1’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Bukayo Saka e barazoi rezultatin për Arsenalin në minutën e 70’. Dy minuta më vonë Nketiah e kaloi në epërsi Arsenalin për herë të parë në ndeshje. Krejt në fund të ndeshjes, Fulhami e barazoi rezultatin me anë të Palhinas, për rezultatin final 2-2. Arsenali pas barazimit renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, teksa Fulhami në pozitën e 11-të me katër sosh. /Klankosova.tv.