Arsenal e mposht minimalisht Chelsean NULL NULL 16.03.2025 16:53 16.03.2025 16:53 Arsenali ka shënuar fitore minimale 1:0 në shtëpi ndaj Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Premierligë. Goli i vetëm u shënua nga Mikel Merino në minutën e 20-të, pas një asistimi nga Martin Odegaard. Në derbin londinez, më nuk pati gola tjera. Me këtë fitore, “Topçinjtë”, shkojnë në kuotën e 58-të pikëve dhe renditen në vendin e dytë. Në anën tjetër, “Blutë e Londrës”, janë në vendin e katërt me 49 pikë.