Arrestohet një person pasi u përplas me portën e Pallatit Buckingham NULL NULL 10.03.2024 13:38 10.03.2024 13:38 Foto: Ilustruese Një burrë është arrestuar pasi një makinë u përplas në portat e Pallatit Buckingham në qendër të Londrës. Oficerët e armatosur të Policisë Metropolitane arrestuan në vendngjarje një person të dyshuar për dëmtim kriminal dhe ai u dërgua në spital. Incidenti ndodhi në rezidencën mbretërore në orën 02:33 të së shtunës në mëngjes. Në një deklaratë, Met tha: “Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar rrethanat”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.