Arrestohet një i dyshuar për granatën në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës NULL NULL 06.09.2023 16:34 06.09.2023 16:34 Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pas një hetimi intensiv, në bashkëpunim me policinë, është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale F.B., për shkak të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. “I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar me dyshimin e bazuar se ka sulmuar me granatë dore shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës. Ndaj personit të dyshuar brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Sipas njoftimit, i dyshuari akuzohet edhe për vepra tjera. Një granatë dore është hedhur mbrëmjen e 30 gushtit në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të kompanisë publike “Trepça”, Bahri Hyseni. Nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Hyseni është i shprehur i tronditur nga ky sulm, pasi që ka thënë se nuk ka ndonjë problem me askënd. Sipas tij, ky akt, të cilin e quajti tinëzar, mund të jetë si rrjedhojë e angazhimit të tij në pozitën e kryesuesit të Bordit të “Trepçës”. /Klankosova.tv I hidhet bombë në oborr të shtëpisë, kryesuesit të Bordit të Trepçës