Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I hidhet bombë në oborr të shtëpisë, kryesuesit të Bordit të Trepçës

NULL NULL
31.08.2023 10:26
bordi trepca

Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova vetë Hyseni, që tregoi se ngjarja ka ndodhur mbrëmë.

Prej këtij akti janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk ka lëndime të njerëzve.

Ai tha se nuk ka dyshime kush mund ta ketë bërë këtë vepër, me të cilën është duke u marrë policia.

lajme të ngjashme