Arrestohet një 61 vjeçar në veri, e kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi NULL NULL 29.08.2025 21:53 29.08.2025 21:53 Opinionisti Vehbi Kajtazi. Gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë viktimë e një kërcënimi serioz nga një 61-vjeçar, i cili për disa javësh ishte në kërkim policor. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 13 gusht, i dyshuari Hysni Menxhiqi, rreth 61-vjeçar, përmes profilit të tij në Facebook, i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kanosëse gazetarit Kajtazi. Pas një pune hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sot (29 gusht), rreth orës 09:20, në rrugën “Kollashniska” në Mitrovicën e Veriut, policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin. Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga PTH Prishtinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Gazeta Sinjali/