Armëmbajtje pa leje dhe gjueti e kundërligjshme, tre të arrestuar në Zubin Potok NULL NULL 20.10.2025 14:48 20.10.2025 14:48 Tre persona janë arrestuar mesditen e djeshme nga policia në fshatin Kërligatë të Zubin Potokut. V.H, F.S dhe V.S, dyshohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Gjueti e kundërligjshme”. Siç, njoftojnë organet e rendit, zyrtarë nga Pylltaria e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës në kanë hasur në një automjet në të cilin gjendeshin tre personat e dyshuar. “Pas një mosmarrëveshjeje verbale ndërmjet palëve, zyrtarët e pylltarisë (viktimat) janë paraqitur në stacionin policor për të dhënë deklaratën e tyre, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në SP Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Tutje, thuhet se ata i kanë dorëzuar vullnetarisht armët si në vijim: Tre pushkë gjuetie; Një pistoletë; 25 fishekë të armëve përkatëse; Një radio dore. Nga hetimet fillestare është konstatuar se në atë zonë nuk lejohet të bëhet gjueti, pasi e njëjta është zonë e mbrojtur. “Me urdhër të prokurorit kompetent, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë inicuar rastet për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Gjueti e kundërligjshme”. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet dhe rregullat që ndalojnë gjuetinë në zonat e mbrojtura, si dhe të mos mbajnë armë pa leje, pasi çdo veprim i tillë paraqet shkelje të ligjit dhe rrezik për sigurinë publike.