Ankesa e banorëve të Glloboçicës për rrymë të dobët, flasin nga KEDS-i NULL NULL 04.11.2025 11:58 04.11.2025 11:58 Foto nga lexues të Klankosova.tv Banorët e fshatit Glloboçicë të Kaçanikut janë ankuar se po vazhdojnë të përballen me furnizim të dobët me energji elektrike, pasi shtyllat e drurit në atë zonë janë të vjetruara dhe në disa raste në rrezik rrëzimi. Një banor përmes adresimit në redaksinë e Klankosova.tv ka kërkuar që rryma t’u bëhet trefazore dhe të zëvendësohen shtyllat me ato të betonit. Njëherësh Klankosova.tv, ka kontakuar me KEDS-in dhe në një përgjigjeje kanë deklaruar se fshati nuk do të mbetet jashtë planit investiv. “Padyshim që kompania nuk do ta lërë anash as atë pjesë në projektet e saj investive në përmbushje të misionit të saj që të ofrojë shërbime sa më kualitative për të gjithë qytetarët”, thuhet në përgjigjjen e KEDS-it. /Klankosova.tv Banorët e Glloboçicës ankohen për rrymën e dobët, po e pësojnë me pajisje shtëpiake