Anëtari i ekipit të “Rust” shtrihet në spital pasi u pickua nga merimanga helmuese NULL NULL 08.11.2021 08:30 08.11.2021 08:30 Një anëtar i ekipit të filmit “Rust” po përballet me humbje të krahut pasi u pickua nga një merimangë helmuese, vetëm disa javë pasi Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten e filmit. Jason Miller, një operator llambash dhe montues tubash, po punonte për të mbyllur prodhimin e filmit pasi Halyna Hutchins u qëllua për vdekje, kur ai u pickua nga një merimangë kafe, shumë helmuese në Amerikën e Veriut. Brenda disa ditësh, raporton Sky News, Miller filloi të përjetonte simptoma të rënda, duke përfshirë nekrozën e krahut të tij, e cila ndodh kur qelizat vdesin, dhe sepsë. Një faqe për mbledhjen e fondeve e krijuar për të paguar shpenzimet e tij të kujdesit shëndetësor thotë: “Ai është shtruar në spital dhe ka duruar operacione të shumta çdo ditë, ndërsa mjekët bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi. Do të jetë një rrugë shumë e gjatë drejt rikuperimit për Jason nëse ekipi mjekësor është në gjendje t’i shpëtojë krahun. Nëse në rrethana më të këqija, ai humbet krahun e tij, kjo është një ngjarje që ndryshon jetën dhe shkatërruese për Jason dhe familjen e tij”. Seti i filmit është mbyllur që kur Hutchins, 42 vjeç, vdiq më 21 tetor pasi Baldwin e vrau aksidentalisht gjatë një skene, transmeton Klankosova.tv.