Anëtarë të ushtrisë së Gabonit janë futur në një studio televizive NULL NULL 30.08.2023 07:53 30.08.2023 07:53 Anëtarë të ushtrisë së Gabonit janë futur në një studio televizive dhe kanë thënë që e kanë marrë pushtetin, duke i anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës ku Ali Bongo u deklarua fitues. “Ne kemi vendosur që ta mbrojmë paqen duke i dhënë fund regjimit aktual”, thotë njëri prej ushtarëve në kanalin Gabon 24. Bongoja kishte ardhur në pushtet më 2009, pas vdekjes së të atit të tij, Omarit. Largimi i tij do t’i jepte fund pushtetit 53-vjecar të familjes së tij në Gabon.