Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerikani i Trump e ”çon në hënë” Kadri Veselin

NULL NULL
01.10.2019 18:03

Ish-kreu i Drejtësisë së Donald Trump, Matthew Whitaker iu drejtua masës në tubimin elektoral të PDK-së në Gjilan.

Ai tha se lideri i këtij subjekti Kadri Veseli, është i duhuri për ta luftuar korrupsionin, dhe se raportet mes Kosovës e SHBA-së, janë të një rëndësie të veçantë, njofton Klan Kosova.

”Kam ardhur të flas për rëndësinë e raporteve mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Këto zgjedhje në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, dhe Kadri Veseli është i duhuri që e lufton korrupsionin. Ai është kandidati më i fortë kundër korrupsionit sepse ka angazhim të dëshmuar. Ai tashmë ka vepruar duke pastruar oborrin e shtëpisë së tij”.

”Më duket se zgjidhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë  dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë”.

Matthew Whitaker tha se alternativa në këto zgjedhje për kosovarët ka një rrezik pasi qëndron një qeveri e udhëhequr nga njerëz që mund ta izolojnë Kosovën, njofton Klan Kosova.

Në këto votime zgjidhja është mes një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë”.

”Mundësitë tuaja alternative përbëjnë rrezik – bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë të cilët mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne.  Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”.

”Kadri Veseli është mik i SHBA-ve, mik i Iowas dhe mik i imi”.

”Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i korrupsionit si një kriter i domosdoshëm”.

”Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowa-s”.

lajme të ngjashme