Amerika planifikon më shumë ndihma nga ajri për Gazën NULL NULL 02.03.2024 19:08 02.03.2024 19:08 Shtëpia e Bardhë, Uashington Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar si të suksesshme ndihmën e parë humanitare nga ajri në Gaza. “Është një rast i rëndësishëm për të treguar se ne mund ta bëjmë suksesshëm këtë përsëri në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës amerikan, raporton CNN. Ky zyrtar është shprehur se Departamenti i Mbrojtjes është duke planifikuar kryerjen e lëshimit të ndihmave tjera në ditët e ardhshme. Ai ka thënë se nuk mund të japë më tepër detaje për kohën dhe se çfarë do të dërgojnë.