Alarmi për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, çka dihet deri më tani? NULL NULL 22.06.2026 20:43 22.06.2026 20:43 Rreth tri orë pas raportimit për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia ende po vazhdon veprimet në terren për verifikimin e rastit. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur më herët se informacioni ishte pranuar rreth orës 18:00, pas së cilës njësitet policore kishin reaguar duke siguruar zonën dhe duke ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë. “Policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, kishte deklaruar Ahmeti. Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura informacione të reja lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar, ndërsa ekipet përgjegjëse vazhdojnë punën në vendin e ngjarjes. Policia pritet të dalë me njoftime të tjera pas përfundimit të veprimeve të verifikimit./Klankosova.tv