Përfundon ndeshja, Messi i jashtëzakonshëm ndaj Austrisë NULL NULL 22.06.2026 21:10 22.06.2026 21:10 Argjentina ka regjistruar fitoren e dytë në Grupin J të Kupës së Botës 2026, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit tutje. Kampionët në fuqi triumfuan ndaj Austrisë me rezultat minimal 2-0 në një ndeshje të luftuar, ku edhe kësaj radhe protagonisti kryesor ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas realizoi golin e parë të takimit në minutën e 38-të të ndeshjes, raporton Klankosova.tv. Edhe pse e kishte humbur penalltinë në minutën e 9-të, Messi vazhdoi me golin e dytë në minutat shtesë të ndeshjes duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 në favor të Argjentinës. Përveç fitores, mbrëmja ishte e veçantë edhe për vetë Messin, i cili me këtë gol hyri në histori të futbollit botëror. Kapiteni argjentinas u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Kampionatet Botërore, duke kaluar rekordin e legjendës gjermane Miroslav Klose. Me këtë fitore, Argjentina vazhdon të kryesojë grupin dhe tashmë e ka kualifikimin shumë pranë, ndërsa synon ta mbyllë fazën e grupeve me rezultat maksimal. Në ndeshjen e fundit të Grupit J, argjentinasit do të përballen me Jordaninë, ndërsa Austria do të kërkojë pikët e kualifikimit në duelin ndaj Algjerisë.