Zeka: Kosova duhet ta bëjë gazin amerikan pjesë të agjendës shtetërore (VIDEO) NULL NULL 22.06.2026 22:34 22.06.2026 22:34 Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka thënë se Kosova duhet ta bëjë agjendë shtetërore çështjen e gazit amerikan. Në Rubikon të Klan Kosovës ai ka thënë se zgjidhje sa i përket këtij projekti ka, por që sipas tij, gjithçka duhet të nisë nga një “po” e institucioneve të Kosovës. “Çështja fillestare duhet të jetë që Kosova t’i thotë po, ta bëjë pjesë edhe njëherë të agjendës së saj zyrtare. E pastaj këto çështje të tjera të financimit, të lartësisë së kostos. Besoj që janë çështje të cilat kanë zgjidhje.”, ka thënë Zeka. Ai ka thënë se debati për energjinë ka nisur pak para zgjedhjeve të 7 qershorit dhe sipas tij, kjo ishte një mundësi e mirë që edhe votuesi kosovar ta jepë verdiktin e tij për sa i përket kësaj çështjeje. “Dhe unë besoj që përqindja që ka marrë partia në pushtet që për momentin po refuzon t’i thotë po përfshirjes së Kosovës në këtë agjendë energjetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës besoj është dëshmia më e mirë që bie në kundërshtim me verdiktin e votuesve kosovarë. Pjesa e dërmuesve të cilëve nuk e ka mbështetur këtë agjendë të qeverisë ose të partisë në pushtet ose qeverisë aktuale në detyrë. Pra nuk ka zgjidhje tjetër përveç se t’i thuhet po.”, ka thënë Zeka. /Klankosova.tv