Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA krijon ‘mekanizëm monitorimi’ për armëpushimin në Liban

NULL NULL
22.06.2026 22:12

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një “mekanizëm monitorimi” për armëpushimin e brishtë në Liban, pasi shkeljet e përsëritura nga Izraeli dhe Hezbollahu kanë kërcënuar të prishin negociatat me Iranin.

Kështu ka bërë të ditur të hënën një zyrtar amerikan, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ky zyrtar ka thënë se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kishte folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin libanez, Joseph Aoun të premten “për forcimin e armëpushimit dhe bisedimet e ardhshme”.

“Si rezultat i këtyre thirrjeve, SHBA-të filluan një mekanizëm monitorimi nëpërmjet CENTCOM (Komandës Qendrore të SHBA-së) në mënyrë që politikëbërësit tanë të kenë informacion në kohë reale dhe të saktë në lidhje me luftimet në Liban”, ka thënë ky zyrtar.

Ai ka bërë të ditur se zyrtarët izraelitë dhe libanezë do të jenë në Uashington për tre ditë këtë javë për të vazhduar punën.

Negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë të martën në mëngjes. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme