Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Përparim i mirë”, Vance largohet nga Zvicra pas negociatave midis SHBA-së dhe Iranit

NULL NULL
22.06.2026 21:03

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance është larguar të hënën nga Zvicra pas një dite negociatash të nivelit të lartë që synonin përfundimin e luftës me Iranin.

Ai ka folur shkurt para gazetarëve, para se të largohet nga vendi ku janë zhvilluar negociatat.

Vance ka thënë se në këto bisedime është arritur një përparim shumë i mirë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

“Shumë përparim të mirë”, ka thënë Vance, lidhur me bilancin e arritur në bisedimet me delegacionin iranian.

Ai ka hedhur poshtë raportimet se ka qenë i përbuzur nga një zyrtar Iranian.

Sidoqoftë, bisedimet në Zvicër, Vance i ka cilësuar si një hap të madh drejt përfundimit të luftës me Iranin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme