Aktori rus 84 vjeçar martohet me 24 vjeçaren NULL NULL 11.09.2015 14:07 11.09.2015 14:07 Një aktor 84-vjeçar rus, i famshëm për më shumë se 140 role në filmat sovjetikë dhe ruse, ka zbuluar planet për të krijuar një familje me bashkëshorten e tij 60 vjet më të re se ai. Aktori legjendar, Ivan Krasko u martua me 24-vjeçaren Natalia Shevel, ish-studente të tij, në një ceremoni sekrete ku ishin të ftuar vetëm disa familjarë dhe miq të ngushtë, në Shën Peterburg. Pavarësisht kritikave të shumta, çifti e përshkroi marrëdhënien e tyre në një intervistë në mediat ruse si një “bashkim i bërë në parajsë”. Dyshja u takua gjatë kohës që babai i 6 fëmijëve jepte mësim në Artet Pamore në Institutin e Shën Peterburgut. Natalia ishte studente dhe filloi t’i shkruante atij poezi, duke i treguar për dashurinë e madhe që kishte për të. Aktori që kishte qenë i martuar tre herë, tha: “Nga fjalët e saj fillova të ndjehesha si një burrë, për të cilin mendoja se ishte zhdukur me kohë. Më ringjalli, diçka që më mungonte u kthye”/oranews