Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktivisti rus i të drejtave të njeriut dënohet me burg për “diskreditim të luftës”

NULL NULL
27.02.2024 23:15
Oleg Orlov. Fotografia: Alexander Nemenov/AFP/Getty Images
Oleg Orlov. Fotografia: Alexander Nemenov/AFP/Getty Images

Një nga aktivistët më jetëgjatë dhe më të respektuar të të drejtave të njeriut në Rusi, Oleg Orlov, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për diskreditimin e luftës në Ukrainë.

Orlov, i cili është 70 vjeç, ka shërbyer për më shumë se dy dekada si një nga drejtuesit e organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, e cila fitoi një pjesë të çmimit Nobel për paqe në vitin 2022, një vit pasi u ndalua në Rusi.

Ai u akuzua nga prokurorët rusë për “diskreditim” të ushtrisë ruse në një artikull në mediat franceze, ku ai shkruante se trupat ruse po kryenin “vrasje masive” në Ukrainë dhe se vendi i tij “kishte rrëshqitur përsëri në totalitarizëm”.

Duke folur me gjykatësin dhe prokurorin, Orlov tha: “A nuk është e frikshme të shikosh se në çfarë po shndërrohet vendi ynë, të cilin ndoshta edhe ju e doni? A nuk është e frikshme që në këtë absurditet, në këtë distopi, ndoshta nuk do të duhet të jetoni vetëm ju dhe fëmijët tuaj, por edhe, Zoti na ruajt, nipërit e mbesat tuaja?”, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata e Lartë e Rusisë urdhëroi mbylljen e Memorialit në vitin 2021, në atë që shumë e panë si një moment vendimtar në goditjen e mendimit të pavarur nga presidenti rus Vladimir Putin. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme