Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zinedine Zidane pritet të zyrtarizohet si selektroit i Kombëtarës së Francës

NULL NULL
28.07.2026 09:00

Gjithçka është gati për prezantimin zyrtar të Zinedine Zidane si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Francës.

Në selinë e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) është përgatitur ceremonia për ardhjen e legjendës së futbollit francez, ndërsa interesimi i mediave për këtë ngjarje ka qenë jashtëzakonisht i madh, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, rreth 120 gazetarë janë akredituar për të ndjekur konferencën e parë të Zidane si trajner i Gjelave ndërsa salla pritet të jetë e mbushur plot.

Kërkesa e madhe për të qenë pjesë e këtij prezantimi ka bërë që një numër i gazetarëve të mos arrijnë të sigurojnë akreditim.

Emërimi i Zidane në krye të Kombëtares së Francës ka zgjuar vëmendje të madhe, duke rikthyer një prej figurave më të mëdha të futbollit francez në një rol kyç, pas një karriere të suksesshme si lojtar dhe trajner.

lajme të ngjashme