Pritjet në kufi bien ndjeshëm NULL NULL 28.07.2026 08:50 28.07.2026 08:50 Foto: Arkiv Pritjet në pikat kufitare për hyrje në Kosovë janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm, duke zgjatur vetëm nga 3 deri në 5 minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situatë e njëjtë paraqitet edhe në dalje nga Kosova. Në të gjitha pikat kufitare, nga Bërnjaku deri te Vërmica, qarkullimi po zhvillohet pa pritje të gjata, transmeton Klankosova.tv. Pas ditëve me kolona dhe fluks të shtuar të mërgimtarëve që po vijnë për pushime në vendlindje, gjendja në kufi është normalizuar.