Incidenti në burg mund t’i prishë planet P. Diddy-t, rrezikon uljen e dënimit NULL NULL 28.07.2026 08:51 28.07.2026 08:51 Sean “P. Diddy” Combs është përfshirë në një incident brenda Burgut Federal Fort Dix në New Jersey, ku po vuan dënimin e tij. Sipas raportimeve të mediave amerikane, reperi dyshohet se u përlesh fizikisht me një të burgosur tjetër, duke detyruar ndërhyrjen e oficerëve të burgut, transmeton Klankosova.tv. Raportohet se konflikti nisi pas një debati verbal, i cili më pas u përshkallëzua në përleshje me grushte. Identiteti i të burgosurit tjetër nuk është bërë publik, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje zyrtare për ngjarjen. Pas incidentit, Combs është transferuar në izolim. Ende nuk dihet nëse kjo masë është disiplinore apo e përkohshme, deri në përfundimin e hetimeve të brendshme. Reperi ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje, megjithatë, një shkelje disiplinore mund të ndikojë në përpjekjet e tij për të siguruar një lirim të parakohshëm. Diddy po vuan një dënim prej më shumë se katër vitesh burg, pasi u shpall fajtor për transportimin e personave për qëllime prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual.