Aktakuzë ndaj Goran Rakiqit për deklarim të rrejshëm të pasurisë NULL NULL 14.05.2024 12:37 14.05.2024 12:37 Ngritet aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq Është ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Laureta Ulaj. Ulaj tha se Rakiq akuzohet për “mosraportim apo deklarim të rrejshëm të pasurisë”. Ai në cilësinë e ministrit për Komunitete dhe Kthim, nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara në formularin për deklarimin e pasurisë/ Klankosova.tv