Aksidentohet autobusi në Londër, një i vdekur dhe tre të lënduar NULL NULL 25.02.2025 09:14 25.02.2025 09:14 Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar pas një aksidenti me autobus në veriperëndim të Londrës. Incidenti ndodhi rreth orës 21:15 të së hënës pranë Whitmore Road në Harrow. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë xhamin e përparmë të një autobusi 395 të thyer dhe një makinë në anën e djathtë të futur mes gardheve, transmeton Klankosova.tv. “Për fat të keq, me gjithë përpjekjet më të mira të ekuipazheve tona, një person u shpall i vdekur në vendngjarje”, thanë nga ekipet e urgjencës.