Aksidenti në Vlorë: Dy vajzat e lënduara dërgohen në spital – policia nis hetimet NULL NULL 13.07.2026 17:25 13.07.2026 17:25 Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të lënduara. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të lënduarave dhe për të normalizuar qarkullimin. Dy të lënduara janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./TCh