Aksidenti me fatalitet në autostradë, Salihu: Siguria e rrugës nuk është në nivel (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 07:50 15.06.2026 07:50 Një grua e ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Malishevë-Prishtinë. Derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda u dërgua burri i viktimës, transmeton Klankosova.tv. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Nuhi Salihu, thotë se ekspertë të komunikacionit i kanë bërë të ditur se në rreth 43 vende në autostradë duhet të intervenohet. Ekziston rreziku real që të ketë shkarje të dheut, dhe siguria e rrugës nuk është në nivel. Organet përkatëse duhet të merren seriozisht me këtë çështje në mënyrë që të evitohen viktimat”, u shpreh Salihu.