Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: Votat e diasporës ia mundësojnë Kurtit që me minoritete ta formojë qeverinë (VIDEO)

NULL NULL
15.06.2026 09:32
Vullnet Krasniqi, gazetar

Votat e diasporës dhe kuota gjinore kanë ndryshuar përbërjen e legjislaturës së re të Kuvendi të Kosovës.

Gazetari Vullnet Krasniqi, tha se tashmë nuk ka vend për shumë ndryshime në renditje, pas numërimit të rreth 92 për qind të të gjitha votave, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, me votat e mërgimtarëve, Albin Kurtit do t’i mundësohet që ta formojë qeverinë bashkë me minoritetet.

“Pak a shumë, votat e njëjta mund të shkojnë te personat që janë ‘zgjedhur’ deputetë. Kemi pa që votat e diasporës, përpos që i dhanë VV-së dy ulëse, këto vota ia dhanë mundësinë zotëri Kurtit që me 11 minoritetet të bëjnë një qeveri solide. Kjo është shumicë solide që ia garanton Kurtit të bëjë qeverinë, por ne e dimë që ajo qeveri s’është asgjë, pasi pa një marrëveshje për presidentin s’kemi ku të shkojmë”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

lajme të ngjashme