Një kosovar goditet nga automjeti në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të rëndë NULL NULL 15.06.2026 09:38 15.06.2026 09:38 Një aksident ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Rrëshen-Reps. Sipas mediave në Shqipëri, një shtetas nga Kosova, sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, por që është përplasur nga një automjet. Ai është transportuar me urgjencë në spital, derisa raportohet të jetë në gjendje të rëndë. /Klankosova,tv