Ky është 50-vjeçari që vdiq pasi u aksidentua një muaj më parë në Gjilan NULL NULL 15.06.2026 09:50 15.06.2026 09:50 Gazmend Alidema është 50-vjeçari që humbi jetën të dielën mbrëma, pas një aksidenti të ndodhur më 2 maj të këtij viti. Ngushëllime për ndarjen nga jeta të 50-vjeçarit ka shprehur ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Klankosova.tv. Gaz, vëllaçko im, na mërzite shumë! Por, Zoti të deshi më shumë se ne. Do të kujtoj gjithmonë për një jetë besim e miqësi mes nesh. Në këtë moment të rëndë mërzie, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Mumin Alidemës, miqve e farefisit. Me zemër të thyer po të them, lamtumirë vëllaçko!”, ka shkruar Haziri në Facebook.