Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët japonezë mahnitin sërish botën, pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën

NULL NULL
15.06.2026 09:35
Tifozët japonezë mahnitin sërish botën, pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën

Kombëtarja e Japonisë e nisi aventurën e saj në Kupën e Botës me një barazim 2:2 ndaj Holandës, në një ndeshje që dhuroi emocione dhe spektakël për tifozët.

Megjithatë, vëmendjen pas përfundimit të takimit nuk e morën vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët japonezë në tribuna, të cilët vazhduan traditën e tyre të admiruar në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë pas përballjes, mbështetësit e Japonisë u panë duke mbledhur mbeturinat dhe duke pastruar sektorët ku kishin qëndruar gjatë takimit, duke lënë tribunat pothuajse të pastra.

E për këtë veprim, shtëpia e Futbollit Botëror, FIFA, ka publikuar një video.

Ky veprim tashmë është kthyer në një simbol të kulturës dhe disiplinës së tifozëve japonezë, të cilët në çdo turne madhor ndërkombëtar japin shembull me sjelljen e tyre brenda dhe jashtë stadiumeve.

lajme të ngjashme