Aksident në Shipol të Mitrovicës, lëndohen dy persona NULL NULL 01.06.2024 22:49 01.06.2024 22:49 LAJMI I FUNDIT NË KLANKOSOVA.TV - FOTO ILUSTRIM Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ku kanë mbetur të lënduar lehtë dy perona. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. “Rreth orës 21:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore. Në këtë aksident lëndime të lehta kanë pësuar dy persona, të cilët pas pranimit të tretmanit mjeksor janë liruar në shtëpi”, tha Prekazi. Është bërë vend shikimi i ngjarjes dhe janë kryer procedurat e nevojshme policore për këtë rast.