Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në rrugën Prevallë – Prizren, një i lënduar

NULL NULL
08.05.2024 22:51
Aksident natën, fotoilustrim
Aksident natën, fotoilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prevallë – Prizren, sonte rreth orës 21:25.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Bytyqi tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale.

“Policia ka kryer të gjitha procedurat në vendin e ngjarjes, rasti është në hetime”, tha Bytyqi për Klankosova.tv

lajme të ngjashme