Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident në Përmet, humb jetën 90-vjeçari

NULL NULL
28.08.2025 11:26

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e të enjtes, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë” në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:10, njoftoi policia, kur shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

lajme të ngjashme