Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Mitrovicë, vdes 26-vjeçari NULL NULL 27.05.2024 20:11 27.05.2024 20:11 Aksident me fatalitet në Mitrovicë Një 26 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë. Kështu bën të ditur policia përmes një njoftimi, përcjell Klankosova.tv. “Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.