Akademia Oscar merr një vendim të rëndësishëm NULL NULL 30.06.2016 18:59 30.06.2016 18:59 Organizatorët e ngjarjes më të madhe të filmit në botë, “Oscars”, kanë ftuar një numër të madh anëtarësh të rinj që t’i bëjnë votimet në edicionin e ardhshëm të Akademisë së Filmit, si përgjigje për kritikat që këtë vit iu bënë kësaj akademia, për mungesë diversiteti. Afër 700 njerëz janë ftuar për të votuar për artistët, me një fokus më të madh te gratë dhe minoritetet etnike, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Përbërja anëtarëve të bordit të Oscar’s do të ndryshojë nga kjo e tanishmja, që ishte kryesisht me njerëz të bardhë, burra dhe mbi moshën 60-të vjeçare. Anëtarësia e Oscars, do të ndryshojë nga 75% burra sa kishte në 73% dhe nga 92% njerëz të bardhë sa kishte, në 89%. Për momentin, ka më shumë se 6000 anëtarë të akademisë. Pothuajse gjysma e njerëzve të cilëve iu është kërkuar t’i bashkohen bordit Oscar, janë gra dhe shumica prej tyre janë njerëz me ngjyrë. Në edicionin e sivjetmë të Akademisë së Filmit, në garë ishte edhe një filmi kosovar “Shok” që pretendonte të fitonte çmimin Oscar, si filmi më i mirë i shkurtë.