Ajaxi siguron 1/8-ën e Europa League në vazhdime NULL NULL 20.02.2025 23:46 20.02.2025 23:46 Ajaxi është kualifikuar për në 1/8-ën e finales së Europa League, pavarësisht që sonte u mposht nga Royale Union me rezultat 1-2, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3:2. Mysafirët belg kaluan në epërsi në minutën e 16-të të takimit me anë të Mac Allister, ndërsa tre minuta më vonë Boufal shënoi por që goli i tij u anuluar për pozitë jashtë loje. Për Ajaxin u komplikuan gjërat edhe më shumë pasi në minutën e 25-të mbeten me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Klaassen. Ndërsa në minutën e 28-të, Royale Union shënoi golin e dytë të rregullt me anë të David i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, njofton Klankosova.tv. Në pjesën e dytë nuk pati më gola, ku ndeshja shkoi në vazhdime pasi ndeshjen e parë, Ajaxi kishte fituar me rezultat 0-2. E, tre minuta pasi nisën vazhdimet, Ajaxi shënoi në minutën e 93-të, ku nga penalltia u tregua i saktë Taylor, goli ky i vlefshëm për ta çuar në fazën tjetër të Europa League