Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet me 49 vjet burgim adoleshenti që vrau anëtarët e familjes

NULL NULL
19.03.2025 15:23

Një adoleshent, i cili po planifikonte një sulm masiv në shkollën e tij fillore, është dënuar me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 49 vjetësh për vrasjen e familjes së tij.

Nicholas Prosper nga Lutoni i Mbretërisë së Bashkuar u deklarua fajtor për vrasjen e nënës së tij, Juliana Falcon 48 vjeçare, dhe vëllezërve të tij Kyle Prosper 16 vjeç dhe 13-vjeçares Giselle Prosper.

Në dënim, gjyqtari tha se fjalët “i pashpirt dhe brutal” ishin të pamjaftueshme për të përshkruar tmerrin e momenteve të fundit që pësuan viktimat e adoleshentit.

Trupat u gjetën në banesën e tyre në qytet në shtator të vitit të kaluar.

19-vjeçari planifikoi të kryente të shtëna masive në shkollën fillore katolike St Joseph, ku Prosper dhe vëllezërit e motrat e tij kishin qenë nxënës, pranoi ai në polici.

Gjykata dëgjoi se qëllimi i tij ishte të njihej si “qitësi më i famshëm shkollor në botë i shekullit të 21-të”.

Policia beson se ai e vrau familjen kur nëna e tij gjeti një armë gjahu që kishte blerë duke përdorur një certifikatë false, dhe u përball me të.

Skema e tij u prish përfundimisht nga policët të cilët e panë atë në rrugë menjëherë pas vrasjeve dhe e arrestuan.

Arma e mbushur u gjet e fshehur në shkurre aty pranë, së bashku me më shumë se 30 gëzhoja, raporton SKynews, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme