Abdixhiku thotë se LDK doli e para nga votat e mërgatës: Jemi krenarë, jemi mirënjohës NULL NULL 21.10.2025 11:43 21.10.2025 11:43 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për mbështetjen e jashtëzakonshme që partia mori nga mërgata, pas rezultatit të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit. Me 30,25% të votave nga mërgimtarët, siç thotë ai, LDK doli e para, duke rikonfirmuar se puna e palodhur dhe lidhja e fortë me diasporën janë çelësi i suksesit, transmeton klankosova.tv. Ai theksoi ndër tjera se ky rezultat është një dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët kanë ndaj vlerave dhe vizionit të partisë. ”Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë! LDK del e para me votat nga jashtë! Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë. Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë. Jemi krenar. Jemi mirënjohës. Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës. Le të vazhdojmë!”.