Abdixhiku pas transferimit të Zhegrovës te Juventusi: Vazhdo të na bësh krenar djalosh NULL NULL 31.08.2025 23:28 31.08.2025 23:28 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas transferimit të yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova te Juventusi. Abdixhiku i uroi karrierë të mbarë Zhegrovës te skuadra e re, tek e cila pritet të prezantohet nesër. “Here we go! Të priftë e mbara Edon. Vazhdo të na bësh krenar djalosh”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv. Zhegrova pas aventurës te Lille u transferua te Juventusi në vlerën prej 20 milionë euro.