Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abdixhiku: LDK nuk vjen për një Kosovë të një pale a partie, por për Kosovë të të gjithëve

NULL NULL
05.06.2026 20:55

‘’Kur të ecë Kosova përpara, do të ecin para edhe kundërshtarët tanë politikë’’, deklaroi Abdixhiku në tubimin e LDK-së.

Kjo sepse sipas tij rrugët që do t’i ndërtojnë do të jenë edhe për ta. Spitalet që do t’i bëjnë do t’u shërbejnë edhe atyre.

‘’Shkollat që do t’i ndërtojmë do t’i kenë edhe fëmijët e tyre. Energjia që do ta prodhojmë, centralet që do t’i ndërtojmë, zhvillimi që do ta sjellim – do të jetë edhe për ta.

“Sepse ne nuk vijmë për një Kosovë të një pale a partie. Nuk vijmë për një Kosovë të një apo tjetër Qeverie. Ne vijmë për një Kosovë të të gjithëve’’, tha Abdixhiku.

lajme të ngjashme