AAK: Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se kufiri mund të rishikohet - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK: Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se kufiri mund të rishikohet

NULL NULL
1 month më parë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mirëpritur deklarimin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se çështja e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk paraqet problem për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjukanoviq për këtë çështje ka përmendur edhe marrëveshjen mes dy presidentëve, me të cilën Kosova dhe Mali i Zi zotohen për formim të një komisioni ndërshtetëror, i cili do të korrigjojë çdo gabim eventual që ka ndodhur në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Sipas AAK-së, kryetari i tyre dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ditë më parë, deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e kryer e këtë e tha në RTK edhe vetë Gjukanoviq.

“Ashtu siç e thashë, marrëveshja për demarkacion ndërmjet dy vendeve tona është miratuar. Pas kësaj vazhdon pjesa teknike e punës. Komisioni i përbashkët do të dalë në terren duhet ta vizatojë në mënyrë precize këtë kufi dhe nëse në këtë çështje tregohet se është e logjikshme se disa gjëra duhet të korrigjohen dhe aty ekziston marrëveshja e dy palëve kjo nënkupton se do të bëhet në frymën e miqësisë dhe respektit të interesave të ndërsjella. Unë nisem gjithmonë nga pika se Mali i Zi dhe Kosova janë miq dhe në mënyrë të përgjegjshme do ta ruajmë miqësinë tonë dhe do të provojmë që pikërisht me këtë miqësi të valorizojmë potencialet e shumta të bashkëpunimit tonë”, tha Gjukanoviq.