Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A ndihmon zinku në kontrollin e presionit të gjakut?

NULL NULL
13.06.2021 13:30

Kalciumi dhe kaliumi janë të përfshirë në rregullimin e presionit të gjakut, por një studim i ri sugjeron që zinku gjithashtu mund të ketë një rol të rëndësishëm.

Studiuesit e bënë këtë zbulim aksidentalisht ndërsa po hetonin rolin e zinkut në funksionin e trurit të minjve.

Nëse një hulumtim shtesë vërteton përfundimin e studimit, zbulimet përfundimisht mund të çojnë në ilaçe të reja për kontrollimin e hipertensionit, ose presionit të lartë të gjakut, shkruan Medical, trasnemton Klankosova.tv.

Doktorët përdorin një larmi strategjish për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë hipertensionin. Kur ushtrimet dhe masat dietike, të tilla si rritja e marrjes së kaliumit dhe zvogëlimi i marrjes së kripës, nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur presionin e gjakut brenda kufijve të pranueshëm, shumë ilaçe janë në dispozicion.

“Zinku është një jon i rëndësishëm metali në biologji dhe duke pasur parasysh që kalciumi dhe kaliumi janë të famshëm për kontrollimin e rrjedhës së gjakut dhe presionit, është për t’u habitur që roli i zinkut nuk është vlerësuar më parë”, thotë doktor, Scott Ayton, që ishte pjesë e studimit.

Ayton shton, “Në thelb, zinku ka efektin e kundërt me kalciumin në rrjedhën e gjakut dhe presionin.”

Por si mund të ndikojë zinku në presionin e gjakut?

Presioni i lartë i gjakut ndodh kur qelizat e muskujve të lëmuar në muret e arterieve dhe arteriolit tkurren, duke ngushtuar këto enë përmes të cilave duhet të rrjedhë gjaku.

Studiuesit zbuluan se zinku ndikon në muskujt, qelizat endoteliale dhe nervat ndjesorë së bashku, duke zvogëluar sasinë e kalciumit në muskuj dhe duke i bërë ata të relaksohen.

Kështu zvogëlohet sasia e kalciumit në muskuj duke i bërë ata të relaksohen. Kjo, nga ana tjetër, rezulton në rritjen e fluksit të gjakut dhe uljen e presionit të gjakut.

lajme të ngjashme