Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A mbërriti magjia e zezë edhe në Hagë? (VIDEO)

NULL NULL
31.05.2025 15:29
Gjykata Speciale Hage

Në emisionin “Weekend” të Klan Kosova u trajtua tema e magjisë së zezë.

Në studio u diskutua për deklaratën e një dëshmitari në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari citohet të ketë thënë se krerët e UÇK-së i kanë bërë magji të zezë dhe e kanë hipnotizuar.

E njëjta dëshmi, u pranua nga trupi gjykues në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, astrologia, Antigona Kotorri tha se në ditët e sotme nuk mund të thuhet që s’ekziston një fenomen i tillë.

“Nëse si magji e ka pranuar Haga, e ka pranuar si dëshmi, si deklaratë”, tha ajo.

Psikologia Igballe Huduti, nga ana tjetër thotë se shkenca nuk e merr për bazë magjinë.

“Këto sëmundje, frika, iu atribuohen njerëzve të dobët, ata që nuk kanë njohuri”, u shpreh Huduti.

lajme të ngjashme