Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A kishte plan kundër Sahitit në UP? (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 24.10.2022 20:36

Shkarkimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, mund të jetë planifikuar që nga qershori, me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Sipas studentëve që disa muaj më parë ishin në përfundim të mandatit e që nuk ju lejua votimi, kjo u bë për të arritur deri në këtë pikë.

Arbër Gecaj, deklaron se studentët senatorë që aso kohe ishin të sapozgjedhur, u ftuan vetëm për të votuar, e në mbledhje tjera prap morrën pjesë senatorët në largim, gjë që shton besimin se e gjitha ka qenë e planifikuar që përbërja e KD-së të jetë kjo  e tashmja.

Këtë mundësi nuk e përjashton edhe tashmë ish-rektori, Naser Sahiti, i cili përvec kësaj konteston edhe ndjekjen e procedurave nga KD, meqë vendimin zyrtarë për shkarkim nuk e mori ende, gjë që po ja pamundëson edhe ankesën, edhe kthimin në punë në fakultet.

Sipas kryesuesit të KD-së, Altin Sahiti, vendimi është përgaditur për të hënën, dhe nuk është vonuar me ndonjë qëllim.

Meqenëse situata ka marrë këtë drejtim, disa organizata studentore kanë kërkuar që të gjitha njësitë akademike të shkojnë në zgjedhje.

Ndërkohë, konkursi për rektor u hap të hënën, e do mbyllet pas 15 ditësh.

lajme të ngjashme