Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A është kruarja shenjë e kancerit të lëkurës?

NULL NULL
18.11.2021 16:19

Kanceri i lëkurës është një rritje jonormale e qelizave të lëkurës që zakonisht zhvillohen në zonat që janë të ekspozuara ndaj dritës së diellit, por mund të formohet edhe në zona që nuk janë të ekspozuara ndaj tij.

Karcinoma e keratinociteve është kategori e kancerit të lëkurës që përfshin dy format më të zakonshme, bazale dhe skuamoze.

Kruajtja e lëkurës mund të jetë simptoma e parë e këtij lloji të kancerit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Kruajtja mund të ndodhë për shkak të acarimit të drejtpërdrejtë të lëkurës (si kanceri i lëkurës), substancave të sekretuara nga një tumor ose përmes grumbullimit të kripërave biliare.

Kjo kruarje e lëkurës mund të jetë një simptomë e shumë llojeve të ndryshme të kancerit dhe kushteve të lëkurës dhe është shumë e vështirë të bëhet dallimi midis tyre.

Nëse jeni duke përjetuar kruajtje të rëndë ose të zgjatur pa ndonjë shkak të qartë, duhet të vizitoni fillimisht një mjek të përgjithshëm.

lajme të ngjashme