A do të debutojë Rrahmani në ndeshjen e madhe të Ligës së Kampionëve? NULL NULL 26.08.2024 21:57 26.08.2024 21:57 Albion Rrahamani, reprezentues i Kosovës Foto: Sparta e Pragës Javën e kaluar u zyrtarizua te skuadra çeke, Sparta e Pragës. Reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, nesër mund t’i ketë minutat e para me ekipin e ri, në ndeshjen që mund t’ia sigurojë atij dhe skuadrës, grupet e Ligës së Kampionëve, njofton Klankosova.tv. Ish-sulmuesi i Ballkanit, u transferua në kryeqendrën e Çekisë nga Rapidi i Bukureshtit, ku kishte shkuar direkt prej kampionëve të Kosovës. 5 milion euro ka kushtuar kartoni i lojtarit llapjan, raporton Klankosova.tv. Sparta e Pragës e ka mposhtur Malmon në duelin e parë të fazës PlayOff, të zhvilluar në Suedi. Nesër para tifozëve të tyre, 38 herë kampionët e Republikës Çeke synojnë të rikthehen pas plot 18 vjetësh, në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League. Rrahmani gjeti në Pragë edhe bashkëlojtarin e tij të dikurshëm te Ballkani, Ermal Krasniqin, së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Qazim Laqi, Indrit Tuci dhe Enes Osmani.