Parfumin duhet ta mbani në frigorifer NULL NULL 08.03.2019 15:04 08.03.2019 15:04 Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet. Besoni ose jo, parfumi mund të prishet. Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që me të diç nuk është në rregull. Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë. Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në banjë. Parfumet do të duhej t’i mbanit në vend të ftohtë dhe të errët, sepse nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale, shkruan femina. Megjithatë, kini në mendje që parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave. Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë. Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në banjë, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës. Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer – sado që të duket gjë e çuditshme.