Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vajza shtatë vjeçare i dha idenë për biznes

NULL NULL
25.07.2015 10:44

Kur shkrimtarja Cheryl Rickman,  vizitonte dyqanet e rrobave bashkë me vajzën e saj, Brooke, nuk ndahej kurrë e kënaqur.

Kjo sepse rrobat për vajza ishin me ngjyrë të pembe e sikur të princeshave nga Disney, e Brooke ishte e pasionuar pas dinozaurëve, transmeton Klan Kosova.

E zemëruar nga fakti se nuk mund te kënaqte vajzën, asaj i erdhi një ide që të fillojë një kompani të bluzave për vajzat e vogla por  me motive jo çfarë jemi mësuar të shohim.

Climbing Tress Kinds, e cila është lansuar në treg në Britaninë e Madhe muajin e kaluar, është duke sfiduar steriotipet gjinore.

“Ne nuk dëshirojmë që t’i largojmë tërësisht lulet apo trëndafilat. Ajo se çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të ndryshojmë steriotipet gjinore që vajzat dhe djemt e vegjël, të zgjedhin vetë atë se çfarë duan”.

“Ne duam që të ndryshojmë disa motive që rezervohen për djem dhe të i’a dhurojmë vajzave dhe anasjelltas”.

“Askush nuk duhet që t’i tregojë fëmijëve se çfarë ata duhet ose nuk duhet të veshin”, është shprehur Cheryl.

qika2

qika3

qika4

 

qika5

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.