Vincenzo Italiano emërohet trajner i Beshiktashit NULL NULL 05.06.2026 11:47 05.06.2026 11:47 Vincenzo Italiano emërohet trajner i Beshiktashit Klubi turk Beshiktash JK ka arritur marrëveshje me trajnerin italian Vincenzo Italiano, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës nga Stambolli. Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe turke, Italiano ka pranuar ofertën e Beshiktashit dhe do të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2028, ndërsa do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon. Negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën finale dhe marrëveshja konsiderohet e mbyllur. 48-vjeçari largohet nga Bologna pas dy sezoneve të suksesshme, ku arriti të fitonte Kupën e Italisë dhe të rikthente klubin mes skuadrave konkurruese në arenën evropiane. Për Italianon kjo do të jetë aventura e parë jashtë Italisë, ndërsa drejtuesit e Beshikatshit besojnë se ai është njeriu i duhur për ta rikthyer ekipin në garën për titull në Turqi dhe për ta bërë konkurrues në Evropë. /Klankosova.tv